Ky Forum U HackuA - Nga Ks-Forumi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Ky Forum U HackuA - Nga Ks-Forumi

Ta Hackova Se jeni Pisa Edhe perat Hini Ne www.ks-forumi.tk
 
ForumForum  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Horoskopi Vjetor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
CrAzY SnIpEr
Admin



Numri i postimeve : 228
Points : 1
Registration date : 25/11/2008

Horoskopi Vjetor Empty
MesazhTitulli: Horoskopi Vjetor   Horoskopi Vjetor EmptyTue Nov 25, 2008 9:36 pm

Dashi
Karriera:
Gjatë këtij viti do t’ju jepen shanse të llojllojshme, mirëpo duhet të keni kujdes dhe ta merrni kohën e nevojshme për t’i verifikuar gjërat. Çdoherë duhet të siguroheni nëse vërtetë premtimet dhe punët që u japin - janë ato të duhura. Nuk duhet të pushtoheni nga euforia sa herë që duket se suksesi po troket në dyert tuaja – pra jeni më vigjilent dhe mos lejoni të tjerët t’ju udhëheqin. Rëndësi të posaçme duhet t’i kushtoni takimeve me kolegë, partnerë ose eprorët tuaj, dhe çdoherë të përpiqeni që të gjeni kompromis e mirëkuptim, sepse në këtë mënyrë do të shmangeni nga streset dhe mosmarrëveshjet. Në këtë mënyrë mund të arrini suksese të konsiderueshme dhe të jeni të lumtur.

Dashuria:
Për ta arritur lumturinë në dashuri gjatë këtij viti, respektivisht në lidhjen tuaj me partnerin, shumë gjëra do të varen vetëm nga ju. Duhet të tregoheni më tolerant dhe të kujdesshëm ndaj partnerit dhe çdoherë të gatshëm për kompromis. Këtë mund ta arrini duke hequr dorë nga dominimi juaj dhe në këtë mënyrë do të pengoni largimin e partnerit nga ju.
Personat e lirë të kësaj shenje do të fascinohen me persona të rinj që do t’i njoftojnë gjatë këtij viti, dhe më të cilët mund të fillojnë ndonjë dashuriçkë – por shtrohet pyetja sa gjatë do të zgjasë ky fascinonim dhe kjo lumturi. Yjet ju mbështesin për çaste të këndshme dashurie, por jo edhe për ndonjë lidhje afatgjate gjatë këtij viti.

Shëndeti:
Yjet ju këshillojnë që gjatë këtij viti të merreni më shumë më aktivitete sportive – respektivisht të keni një ritëm të caktuar të ushtrimeve fizike. Kujdes duhet të keni gjatë muajit mars të këtij viti, si dhe në stinën e vjeshtës, kur imuniteti juaj do të bie ndjeshëm. Konsumoni më shumë vitamina për ta mbajtur freskinë e trupit tuaj.
Demi
Karriera:
Gjatë këtij viti yjet do t’ju japin dritën e gjelbër për suksese në punë, profesion dhe për përfitim financiar. Megjithatë duhet të keni një temp të matur – sidomos kur bëhet fjalë për punët fondamentale. Me pak fat dhe me ndihmën e planetit të Jupiterit, prej muajit prill e deri në korrik dhe prej nëntorit e tutje, karriera juaj do të jetë sensacionale. Po që se ju ofrohet ndonjë mundësi e ndryshimit të karrierës – nuk duhet të shmangeni nga ajo, por ta shqyrtoni me vëmendje, sepse mu aty mund të fshihet fati juaj i madh në jetë. Një gjë duhet ta keni parasysh – duhet ta shfrytëzoni pozitën e mirë të yjeve që do t’ju ndihmojnë gjatë këtij viti dhe ta merrni në dorë fatin tuaj, sepse mund të kalojë edhe shumë kohë, derisa t’ju ofrohet një mbështetje e tillë.

Dashuria:
Gjatë këtij viti mund të llogarisni në një periudhë të lumtur të jetës, bashkë me partnerin tuaj. Nuk do të ketë monotoni në lidhjen tuaj, ndërsa shumë gjëra do t’i bëni bashkë. Në këtë mënyrë, atmosfera jetësore do të jetë e mbushur me lumturi dhe do të mund t’i ktheheni normalitetit. Bashkë me partnerin do të planifikoni shumë gjëra në jetë – që po ashtu do t’ju sjell mjaft kënaqësi.
Personat e lirë të kësaj shenje, gjatë këtij viti mund ta takojnë personin e jetët, mirëpo duhet të kenë kujdes, sidomos deri në prill, sepse deri atëherë do t’ju mungoj vetëbesimi, sikur edhe besimi tek partneri.

Shëndeti:
Më në fund keni para vetes një periudhë kohore kur do të jenë në top formë fizike e psikike. Sigurisht se shëndetin tuaj mund ta përsosni duke u marrë me aktivitete rekreative, si shëtitje në natyrë dhe duke konsumuar ushqim të shëndoshë.


Binjakët
Karriera:
Në lidhje me punë, karrierë e financa, yjet ju këshillojnë që të mos prisni shumë, por të ndërmerrni veprime të duhura. Janë disa gjëra që kërkojnë zgjidhje dhe kontroll. Do të ishte mirë sikur çdo punë të merrni përsipër dhe mos të prisni shumë nga të tjerët, sepse ende nuk ka dalë në shesh se kush ka bërë gabime. Po ashtu duhet të insistoni që, çdo propozim ose premtim të bëhet me shkrim – ngase prej premtimeve gojore, vështirë se mund të realizohet ndonjë gjë. Sidoqoftë, ofertat dhe kontratat që do t’ju ofrojnë, duhet t’i lexoni me vëmendje, para se të gaboni me vendime, ngase gjatë këtij viti do të ballafaqoheni me ndryshime të papritura. Megjithatë mos harroni, përkundër problemeve që keni pasur gjatë viteve të fundit në sferën e biznesit, mund do t’ju shpaguhet gjatë viteve në vijim – kur do të arrini suksese sensacionale.

Dashuria:
Gjatë këtij viti do të kenë shumë tema të hapura, për t’i diskutuar me partnerin. Shumë herë do të nevojiten bisedat sqaruese për t’i përballuar krizat me të cilat mund të ballafaqoheni. Përkundër faktit se ju nuk i pëlqeni diskutimet, gjatë vitit në vijim duhet të jeni të kujdesshëm ndaj partnerit, ngase ai mund të largohet nga ju. Mos harroni se mosmarrëveshjet e vogla mund të çojnë edhe deri të zyrtarizimi i ndarjes, nëse një gjë e tillë nuk parandalohet me kohë.
Personat e lirë të kësaj shenje mund të kalojnë çaste të këndshme intime dhe të argëtimit, mirëpo jo edhe për të filluar ndonjë lidhje serioze, sepse nuk do ta kenë mbështetjen e yjeve për një gjë të tillë. Thjesht, shumë herë do të mendoni se keni takuar personin e duhur, mirëpo më vonë do të kuptoni se ai person vetëm sa ju bën të vuani.

Shëndeti:
Para se të përballeni me problemet psikike duhet të ndërmerrni diçka për shëndetin tuaj. Gjatë këtij viti do të ballafaqoheni me ngarkesa psikike, andaj për të penguar një gjë të tillë, duhet të dilni me shpesh me shoqëri, të shëtitni në natyrë, të relaksoheni dhe shpeshherë edhe të bëni ndonjë udhëtim të vogël. Të gjitha këto gjëra do të ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj dhe në balancimin tuaj shpirtëror. Nëse nuk jeni në gjendje t’i ofroni ndihmë vetvetes, atëherë duhet të kërkoni ndihmën profesionale.
Gaforrja
Karriera:
Qysh në fillim të këtij viti duhet të keni kujdes në punë dhe në profesionin tuaj, ngase idetë tuaja mund të marrin kah të gabuar. Merrni shtruar gjërat, analizoni, dhe bëhuni më skeptik, pra mos besoni në çdo punë që ju ofrohet, dhe vetëm në këtë mënyrë mund t’i shmangeni rrezikut të papritur. Sigurisht se ky vit nuk do të jetë pa suksese, por rruga drejt suksesit do të jetë e gjatë dhe e mundimshme. Nëse ju ofrohet ndonjë mundësi për ndryshim të punës, mos e pranoni menjëherë – analizojeni situatën në detaje ngase më pastaj do të bindeni se nuk keni gabuar pse nuk keni dhënë përgjigje të menjëhershme. Po ashtu mos nxitoni me nënshkrimin e kontratave që ju ofrohen, lexojini ato më vëmendje. Në përgjithësi, yjet ju këshillojnë të jeni më syçelë. Natyrisht do të keni edhe të ardhura financiare, mirëpo edhe këtu duhet të jeni të kujdesshëm, dhe mos të bini në situatë, kur më shumë do të jepni se që do të merrni.

Dashuria:
Në përgjithësi, jeta me partnerin këtë vit do t’ju sjell lumturi. Megjithatë lumturinë do ta gjeni më shumë nëse ndërmerrni ndonjë punë personale, që do t’ju mundësoj të ikni nga realiteti. Sidoqoftë, ju patjetër do të ballafaqoheni me ndryshime në dashuri – por ato do të jenë pozitive për ju. Që nga muaji prill mund të llogarisni në kthimin e harmonisë dhe stabilitetit në lidhjen tuaj.
Personat e lirë të kësaj shenje, gjatë këtij viti mund ta takojnë personin e jetës. Ndërsa ata që tashmë kanë një lidhje të luhatshme dhe ende të pavendosur, ky vit do t’ju ofrojë mundësi që të zbulojnë, nëse ai person është i vërteti.

Shëndeti:
Gjendja juaj shëndetësore në përgjithësi do të jetë e mirë, mirëpo duhet të keni kujdes në ushqim, sidomos në pjesën e parë të këtij viti, kur edhe mund të shtoni peshë pa kontroll. Duhet të lëvizni më shumë, ndërsa të gjithë personat duhanpirës të kësaj shenje, do të kenë mundësi të heqin dorë nga ky ves në stinën e vjeshtës, kur edhe do ta kenë mbështetjen e yjeve për një gjë të tillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mt-security.albanianforum.net
 
Horoskopi Vjetor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Horoskopi per ket jav
» Horoskopi Javor .
» horoskopi per diten e sotme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Ky Forum U HackuA - Nga Ks-Forumi :: Tema te Lira :: Horoskopi-
Kërce tek: